A do të vazhdojnë reshjet e shiut edhe nesër? Tregon IHMK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A do të vazhdojnë reshjet e shiut edhe nesër? Tregon IHMK

14:32 | 15 Maj 2021

Moti për nesër: IHMK tregon se a do vazhdojnë reshjet e shiut.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

Komento: