Ende nuk dihet saktë nëse do të zëvendësohen orët e humbuara në arsim .
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës e sidomos rreth vendimit nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te Ministrit Bytyqi lidhur me këtë çështje.
Pas një debati të hapur e duke sjellë mendimin e anëtarësisë Këshilli Drejtues solli vendimin që:
Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911 të datës 27.02.2019 për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë.
SBASHK-u i bindur se MASHT dhe Drejtoritë Arsimore respektojnë institucionet e drejtësisë apelon te këto dy institucione arsimore që të presin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështj