Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pyetur në lidhje me mundësinë që deputeti Haki Abazi t’i bashkohet koalicionit që e udhëheq.
“Do të ishte nder bashkëpunimi me Haki Abazin”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Pressing”, raporton portali “FrontOnline”.
Shefi i AAK-së ka thënë se njihet moti me Abazin.
Përndryshe, Abazi ka qenë deputet i VV-së në mandatin aktual të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka qene zv/kryeministër i parë në Qeverinë “Kurti1”.