Halil Kastrati, nuk do të jetë pjesë e asnjë partie.
Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ka pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore, por që ai ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Ai ka falënderuar subjektet politike për mundësinë e dhënë, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jam kontaktuar nga shumë gazetarë si dhe kam pranuar qindra mesazhe nga qytetarë me ç’rast jam pyetur nëse do t’i bashkohem ndonjë partie politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E vërteta është se kam pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore.
Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhoj angazhimin tim në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. Njëkohësisht, dua t’i falenderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.