A do t’i flasë djalit shqip apo turqisht, Almeda ju befason me përgjigjen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A do t’i flasë djalit shqip apo turqisht, Almeda ju befason me përgjigjen

16:52 | 12 Qershor 2019

Modelja e njohur Almeda Abazi dhe aktori shumë i pëlqyer turk, Tolgahan Saisman para pak ditëve u bënë prindër për herë të parë.

Ata e pagëzuan djalin e tyre me një emër tipik turk, Efehan, përcjell ORAinfo.

Pas lindjes, Almeda nuk po mungon me postime të ndryshme nga jeta e saj.

Dhe sot, ajo ka hapur në Instastory një pyetësor, dhe në pyetjen se a do t’i flas djalit shqip a turqisht, ajo ka treguar se atij i flet dhe këndon vetëm në gjuhën shqipe./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!