A do t’i përgjigjej ftesës së Speciales, ja çfarë thotë Thaçi

16:16 | 21 January 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do t”i përgjigjet pozitivisht ftesës nëse ftohet nga Gjykata Speciale.

Gjatë konferencës pas takimit me Ekipin Negociator, presidenti Hashim Thaçi është pyetur edhe për Gjykatën Speciale.

Thaçi ka thënë se nëse merrë ftesë nga kjo gjykatë do t’i përgjigjej pozitivisht me përgjegjësinë më të lartë, raporton lajmi.net.

“Unë dëshiroj t`i falënderoj të gjithë komandantët që u janë përgjigjur ftesave për intervistim në çdo moment që vjen në adresën time me përgjegjësinë më të lartë do t`i përgjigjem, dhe ftoj që të gjithë t’i përgjigjen”, ka thënë ai.

Theksojmë se Thaçi sot tha se synim i Delegacionit Shtetëror të Kosovës mbetet arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Komento: