A do t’i prijë listës së LDK-së në zgjedhje, tregon Isa Mustafa

20:11 | 23 Dhjetor 2020

Isa Mustafa tregon se a do t’i prijë listës së LDK’së në zgjedhje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti dhe për listën e LDK-së në këto zgjedhje.

Mustafa tha se LDK-ja do ta mbledhë Kryesinë dhe do të vendosin në mënyrë që të nxjerrin një qeveri stabile.

“Do ta mbledhim Kryesinë. Pastaj do të vendosim se cila do të jetë rruga më e mirë. Jo vetëm për të marrë vota, por edhe për të nxjerrë një qeveri stabile”, ka thënë Mustafa.

Komento: