A do t’i shpëtojë Zinedine Zidane shkarkimit?

10:14 | 27 Shtator 2019

Trajneri aktual i Real Madridit duket se nuk gjendet në një situatë shumë të mirë.

Rikthimi i Zidane në postin e trajnerit të Real Madrid nuk shkoi ashtu si është pritur, me trajnerin që nuk arriti të rikthente ‘Los Blancos’ në rrugën e duhur.

Rezultatet e dobëta të këtij fillim sezoni kanë bërë që presioni mbi trajnerin të rritet jashtëzakonisht shumë, me shumë emra të tjerë që lidhen me zëvendësuesin e tij potencial.

Ndeshjet e ardhshme të Real Madrid pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e francezit Zidane.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë ndeshjet e ardhshme të Real Madrid, ku mund të vendoset gjithçka rreth të ardhmes së Zidane.

Atletico Madrid – Real Madrid

Real Madrid – Club Brugge

Real Madrid – Granada

Mallorca – Real Madrid

Galatasaray – Real Madrid

A mendoni se këto do të jenë pesë (ose më pak) ndeshjet e fundit të Zinedine Zidane?

Komento: