Bartomeu tregon se a do t’i transferoj Neymarin dhe Lautaron këtë verë.
Josep Bartomeu ka konfirmuar se Barcelona nuk do të transferojë Neymarin dhe Lautaro Martinez në këtë verë.
Blaugranasit ka kohë që duan rikthimin e brazilianit dhe transferimin e sulmuesit argjentinas, mirëpo kanë hasur në vështirësi.
Paris Saint-Germain dhe Interi kanë ngurruar të shesin lojtarët në një marrëveshje të ulët, derisa Bartomeu zbuloi se ata do të kenë të pamundur transferimin e dyshes.
“Barca ka biseduar me Interin për Lautaron disa javë më parë dhe bisedimet janë ndaluar. Situata aktuale nuk na lejon të shpenzojmë shuma të majme”, ka thënë ai.
“Në këtë situatë aktuale, jo. PSG nuk dëshiron të shesë po ashtu, gjë që e bën të kuptueshme, pasi kanë njërin ndër lojtarët më të mirë në botë”.
“Klubi ka humbur 200 milionë euro nga muaji mars deri më qershor. Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë do të kemi probleme të shumta”, ka shtuar më tej Bartomeu.
Neymari e dëshiron rikthimin në Camp Nou, për dallim nga Lautaro që është i kënaqur te Nerazzurët.