A duhet ta bartni maskën kur jeni vetëm në rrugë – ky është vendimi

18:33 | 23 Tetor 2021

A duhet të mbani maskë kur jeni vetëm duke ecur?

Qeveria e Kosovës ka publikuar vendimin e ri për masat anti-Covid që do të aplikohen në tërë territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi të ri, bartja e maskës është obligative në të gjitha rastet përveç: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike; Gjatë ngrënies apo pijes. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, qeveria e Kosovës ka vendosur për zgjatjen e orarit të qarkullimit nga ora 22:00 në ora 00:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Sa i përket punës së gastronomisë, orari është zgjatur deri në ora 23:00, ndërsa muzika duhet të ndalet në ora 21:30.

Komento: