
Ja si dukej Arbenita Ismajli në këto foto të vjetra.
Mbrëmjen e djeshme, Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një foto të saj nga fëmijëria.
Modelja simpatike postoi në Instastory një foto kur ishte ende një vogëlushe.

Bukuroshja shfaqej e ulur, me flokë të gjata deri tek supet dhe me balluke.
Arbenita prej kohësh tashmë po shijon romancën me reperin e njohur, Fero.

Edhe pse janë përfolur disa herë për një ndarje, dyshja ka vërtetuar të kundërtën nëpërmjet postimeve romantike në rrjetet e tyre sociale.
Pas thashethemeve se është në pritje të ëmbël për herë të parë, Arbenita publikoi një selfie para pasqyrës,ku nxirrte në pah linjat trupore dhe barkun e sheshtë, duke vërtetuar një herë e mirë se nuk është shtatzënë.

