Kjo është arsyeja.
A keni menduar ndonjëherë se përse doktorët veshin mantel të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operimit, por asnjëherë nuk veshin mantel të bardhë?
Siç duket, prapa kësaj dukurie qëndron një arsye e rëndësishme.
Arsyeja për këtë është se ngjyra e bardhë mund t’i verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre. I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe i shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë.
Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërt e së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale dhe gjatë një operimi kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.
Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e manteleve të tyre jo vetëm që e përmirësojnë shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë kirurgët më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.