Pse vaksinat bëhen në krahë dhe jo në pjesë tjetër të trupit?
Shumica e vaksinave bëhen në krahë, dhe jo në pjesë të tjera të trupit.
Por a e dini arsyen se përse ndodh kështu?
Së pari, ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, muskujt kanë një furnizim të shkëlqyer me gjak dhe shërbejnë për të shpërndarë vaksinën në mënyrën e duhur në trup.
Tradicionalisht është menduar se të pasmet janë një vendi i përshtatshëm për vaksinimin por shtresat e dhjamit nuk përmbajnë qelizat e përshtatshme që nevojiten për të nxitur përgjigjen e sistemit imunitar.
Antigeni mund të kërkojë më shumë kohë që të arrijë qarkullimin e depozitohet në dhjamë, dhe si rrjedhojë vonon që të kontaktojë qelizat që lidhen me sistemin imunitar.
Po ashtu, efektet anësore në injektimet muskulore janë të rralla.