A e dini sa shtet dhe sa ushtarë i kanë në Kosovë?

11:23 | 15 Shkurt 2019

28 shtete kanë ushtarët e vet në Kosovë.

Më së shumti SHBA –ja, ndërsa vetëm nga një ushtar e kanë Lituania dhe Mali i Zi.

Sipas shënimeve nga shkurti i vitit 2019, në përbërjen e vet KFOR- i ka 3.525 ushtarë nga 28 shtete.

Pjesëtarët e KFOR-it janë forcat paqësore ndërkombëtare nën udhëheqje të NATO-s që kanë mision ruajtjen e paqes e të rendit dhe krijimin ambientit të sigurisë në Kosovë, transmeton Koha. net.

KFOR-i në Kosovë është vendosur më 12 qershor 1999 dhe ai largoi përfundimisht forcat pushtuese ushtarake e policore serbe nga Kosova.

Sipas shënimeve nga shkurti i vitit 2019 në KFOR, ushtarë në Kosovë kanë: Shqipëria, Armenia , Austria, Bullgaria, Danimarka, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Finlanda, Gjermania , Greqia , Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe dhe SHBA- ja.

Sa ushtarë ka secili shtet në Kosovë, shikojeni pasqyrën më poshtë.

Komento: