A e ka ftuar për intervistim Gjykata Speciale Haradinaj? Përgjigjet deputeti i AAK-së

19:32 | 11 December 2018

Gjykata Speciale,kohëve të fundit ka filluar të i thërrasë disa emra të njohur të skenës politike.

Ish-komandanti i UÇK-së, tash deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Megjithëse emri i tij u përfol në listën e atyre se do të thirren në Hagë nga Specialja, këtë po e demanton tash deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj, në një prononcim për Express, tha shkurtimisht se nuk ka marrë ftesë nga Specialja.

Në këtë fund vit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale. Tre personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.

Komento: