A e ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit Rusia, ja kur pritet të fillojë testimi i saj

10:42 | 05 April 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Rusia do të fillojë testimin para-klinik të dy prototipeve të vaksinës së koronavirusit në 11 maj.

Mostrat kanë kaluar testimin e kafshëve për momentin, dhe pritet të përfundojnë deri në fund të prillit, u tha gazetarëve kreu i Qendrës Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë Rinat Maksyutov.

Shkencëtarët më pas do të krijojnë substanca për testet para-klinike dhe klinike, tha ai.

Rusia deri më tani ka konfirmuar 4,731 raste të koronavirusit si dhe 43 viktima.

Të enjten, Presidenti Vladimir Putin zgjati karantinën deri më 30 Prill për të frenuar përhapjen e virusit.

Rusia ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë bllokimet në Moskë, Shën Petersburg dhe disa rajone të tjera.

Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar dhe trafiku ajror ndërkombëtar mbetet i pezulluar.

Që nga shfaqja në Ëuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 181 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SH.B.A.

Të dhënat tregojnë se mbi 1.1 milion raste janë raportuar në të gjithë botën, me numrin global të vdekjeve mbi 60.800, dhe më shumë se 235,000 shërime.

Komento: