Gjysma e serbëve deklarojnë se Serbia e ka humbur Kosovën
Gati gjysma e serbëve në Serbi, regjimi i të cilëve kreu masakra ndaj shqiptarëve, po mendon se Kosova është e humbur.
Janë të ndarë në pjesë të barabarta. Tani nuk ka mbetur më shumë se gjysma e popullsisë së Serbisë që nuk e pranon të jetë humbur Kosova.
Pjesa tjetër e pranon këtë fakt për vendin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe që për mbi 100 vjet e mbajtën nën kontroll si pjesë të tyre.
Hulumtimi i fundit i bërë nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd shfaqi një situatë të tillë.
Megjithatë, rreth 70 për qind e tyre janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.