“A e kanë shkarku a?” – Shpejtim Bulliqi tallet me situatën e Agim Veliut në LDK

22:18 | 10 Qershor 2021

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK’së në Podujevë.

Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”.

Gjithashtu tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.

“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi në T7.

Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK-ja, e sot është bërë presidente.

“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi.

Komento: