A e keni ditë se ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë?

23:46 | 11 May 2021

Në vendin e parë renditet SHBA

Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e të gjithë botës.

Nga kjo krizë është përfshirë edhe ari ku për shkak të ndërprerjes së prodhimit në miniera, ka pësuar rritje të çmimit.

Por cilat janë 10 vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë?

Në vendin e pestë renditet Rusia e cila zotëron 2295 ton ar.
Më pas vijon Franca me 2436 ton, përfshirë edhe 100 ton monedha ari.

Italia nuk ka shumë diferencë nga Franca, por radhitet në vendin e 3-të me 2452 ton ar.

Gjermania që prej krizës financiare globale në 2008 ka blerë në mënyrë konstante ar dhe zë vendin e dytë në botë më rezerva prej 3362 ton.

Në vendin e parë renditet SHBA me 8133 ton ar ku pjesa më e madhe e të cilit ruhet në kështjellën Knox në Kentaki.

Në 5 vendet e fundit të listët më 10 vende të publikuar në “Ëorld Economic Forum” janë Holanda, India, Japonia, Zvicra dhe Kina, ku India është konsumatori më i madh i arit në botë, një rritje kjo e ndikuar nga popullariteti i tij në dasmat indiane, ndërsa Zvicra ka nivelin më të lartë të arit në botë për frymë me 1040 ton rezerva.

Përgjatë pandemisë blerjet e arit kanë qenë më të ulëta.

Ndërsa bankat kryesore shisnin rezervat për të injektuar likuiditet në ekonomi.

Komento: