A e kishte me Shaqirin? – Klopp çartet për skemën e gabuar në fund të ndeshjes

20:06 | 08 Nëntor 2020

Klopp çartet për skemën e gabuar në fund të ndeshjes.

Manchester City dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në xhiron e tetë në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolës barazoi 1-1 me atë të Jurgen Klopp në sfidën që u zhvillua në stadiumin ‘Etihad’ dhe ishte mjaft e zjarrtë.

Sido që të jetë, një gjë interesante ka ndodhur në fund, ku ndoshta protagonist mund të jetë edhe Xherdan Shaqiri, që luajti për 30 minuta.

Ishte mundësia e një aksioni të fundit për mysafirët pasi fituan një goditje dënimi para zonës së Ederson. Përgjegjësinë për të harkuar topin e mori Xherdan Shaqiri dhe gjithçka shkoi keq.

Klopp shpërtheu menjëherë pas asaj që ndodhi, ndoshta pasi skema nuk u realizua siç duhet dhe duhej të ishte ndërtuar ndryshe.

Ai u pa duke i bërtitur të tijve, ndoshta Shaqirit dhe të tjerëve që ishin pranë topit dhe gabuan në ndërtimin e skemës apo një aksioni më të rrezikshëm në sekondat e fundit.

Komento: