A e konifrmoi Mozzik ribashkimin me Loreadnën përmes këtij postimi?

17:49 | 16 Janar 2021

Me këtë publikim, Mozziku konfirmon ribashkimin me Loredanën?

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi kanë vazhduar të komentohen shumë edhe pasi e konfirmuan ndarjen.
Dyshja kohën e fundit kanë qenë bashkë në shumë vende, duke lënë të kuptohet se kanë lënë pas mosmarrëveshjet që kishin.

Madje, në pjesën e katërt të dokumentarit të Loredanës, dyshja u panë bashkë, ndërsa në një moment reperi nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të jetojë sërish në Zvicër bashkë me të.

Në postimin e fundit, Mozzik ka dhënë sërish sinjale rreth ribashkimit me Loredanën.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në postimin e artistit.

Ndryshe, “n’Tiranë” titullohet projekti i fundit muzikor nga Mozzik, që u publikua më 1 janar.

Komento: