A e mendon pensionimin? Ribery befason me përgjigjen

17:17 | 18 Maj 2022

GOAL konfirmon se pavarësisht se është 39 vjeç, Franck Ribery nuk dëshiron të tërhiqet dhe beson se i ka mbetur edhe një sezon futbolli në të.

Kur u pyet për pozicionin e trajnerit dhe si rrjedhim, daljen në pension, ai tha për DAZN se nuk mendon këtë hap ende, përcjell ORAinfo.

“Tani nuk e mendoj ende sepse dua të luaj përsëri, atëherë për vitin e ardhshëm do të shohim. Por nëse mund t’i jap diçka akoma, dua ta bëj”, përundoi francezi.

Edhe pse mbetet e paqartë se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm dhe ndoshta të fundit, pasi kontrata e tij aktuale me Salernitana skadon këtë verë./ORAinfo/

Komento: