Ajo tani është shumë e dashur për publikun.
Këngëtarja gjakovare Yllka Kuqi është shndërruar në yjet më të ndjekura të kohës.
Ajo po vazhdon të dhurojë perfomanca ndër më të veçantat tek një audiencë e gjerë, për çka po arrin që t’iu rrëmbejë zemrat të gjithëve dhe ta kërkojnë çdo herë atë, shkruan Kosovarja.
Kaq e suksesshme dhe e ndjekur nuk mbahet mend të ketë qenë, andaj edhe publiku e adhuron dhe nuk i ndërron asnjëherë këngët e saj.
Krahas kësaj, apo po komentohet edhe për stilin dhe sharmin që ka krijuar ndër vite, dhe se çdo herë po duket më tërheqëse dhe më e bukur.
Madje, nëse e krahasojmë me vitet e kaluara nuk të jep përshtypjen e Yllkës së tanishme, pasi dukshëm i vërehen ndryshimet që ajo ka pësuar, e që më së miri mund ta shihni në këtë fotografi të vijuar.
Sigurisht, tani duket më e bukur dhe më ndryshe se sa atëherë. Pajtoheni edhe ju me këtë, apo?