A e përkrahë SHBA-ja Ushtrinë e Kosovës?

09:19 | 10 Dhjetor 2018

Ushtria e Kosovës pritet që të themelohet këtë javë.

E për këtë temë po bëhen diskutime të ndryshme.

Të jesh Mision i Republikës së Kosovës në Neë York, si shtet jo anëtar i Kombeve të Bashkuara, e bënë misionin mjaftë të vështirë, por kjo aspak nuk na ndalë për të kryer punën në shërbim të atdheut, thotë në një intervistë për Telegrafin, ambasadorja Teuta Sahatqija, shefe e Misionit të Kosovës në Neë York.

Ajo theksoi se Serbia, si anëtare e Kombeve të Bashkuara është shumë agresive dhe nuk zgjedhë mjete të minojë sovranitetin e Kosovës në mesin e anëtarëve të KB-së.

Por, sipas saj, Kosova ka miq të fuqishëm si ambasadorja Nikki Haley nga Misioni i SHBA-së, që fuqishëm lobon për njohjen e Kosovës nga shtete e ndryshme, dhe për anëtarësim në organizata.

Duke folur për mbështetjen e ShBA-ve, për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Ambasadorja Sahatqija, theksoi se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në shtator, kryeministri Haradinaj mori përkrahjen e fuqishme nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne kemi edhe një Konsullatë në Ioëa, e cila në veçanti merret me bashkëpunimin e armatës amerikane dhe asaj të Republikës së Kosovës. Kjo, tregon përkrahjen dhe angazhimin e veçantë që SHBA, ia kushton fuqizimit të FSK-së dhe shndërrimit në saj në Ushtri”, thonë mes tjerash në intervistë znj. Sahatqija.

Komento: