A e theu Kurti heshtjen zgjedhore? Shkon në Prizren me eskortë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A e theu Kurti heshtjen zgjedhore? Shkon në Prizren me eskortë

19:55 | 16 Tetor 2021

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore të këtij subjekti politik për zgjedhjet lokale dhe këtë si duket nuk e ka ndalur as në ditën e heshtjes zgjedhore.

Kurti sot gjatë ditës ka qëndruar në qytetin e Prizrenit dhe kjo konfirmohet me një postim të deputetes Duda Balje në Facebook – e cila gjithashtu është radhitur në përkrahje të kandidatit të këtij subjekti politik për kryetar të Komunës.

Balje shkruan se Kurti e Haskuka e kanë befasuar për ditëlindje, derisa bashkangjitur e ka postuar edhe një fotografi të saj me të dy bashkë.

Se Kurti ka qëndruar gjatë ditës në qytetin e Prizrenit e konfirmojnë edhe një fotografi dhe një video të cilat janë publikuar në rrjetet sociale dhe në media. Madje, sipas pamjeve ai ka qenë atje së bashku me eskortën e tij.

Në rrjetet sociale gjithashtu është publikuar edhe një fotografi ku Kurti shihet me një grumbull njerëzish pikërisht në ditën e heshtjes zgjedhore.

Nesër në ora 07:00 të mëngjesit do të hapen kutitë e votimit për kryetar komunash në të gjitha komunat e Kosovës dhe votimet do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes.

Komento: