A është Albin Kurti si Thaçi dhe si Mustafa? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A është Albin Kurti si Thaçi dhe si Mustafa?

Shkruar nga: Shemsi Reçica

16:16 | 06 Nëntor 2019

Raportet poblike Thaçi-Mustafa kanë qenë “armiqësore” (në kuptimin e figurshëm të kësaj fjale). Ata, siç dihet, në karrierën e tyre politike, përveç të tjerash, janë ngritur edhe në saje të luftës verbale të tyre, të gjatë e të ashpër, kundrejt njëri-tjetrit.

Raportet e tyre personale-private, ndërkaq, kanë qenë normale dhe “miqësore” (në kuptimin e gjallë të kësaj fjale) dhe me përfitime të dyanshme. Siç dihet, për t’u bërë vetë KRYETAR i Kosovës, Thaçi e bëri Mustafën KRYEMINISTËR. Në anën tjetër, për t’u bërë vetë KRYEMINISTËR, Mustafa e bëri Thaçin KRYETAR.

Raportet Kurti-Mustafa s’kanë qenë më pak armiqësore, se sa raportet Thaçi-Mustafa. Në karrierën e tij politike, edhe Kurti, siç dihet, përveç të tjerash, – është ngritur edhe në saje të luftës së tij të gjatë dhe të ashpër, jo vetëm verbale, kundër të (pa)bëmave të Isa Mustafës.

Tash, pas Zgjedhjeve 2019, Kurti dhe Mustafa kanë dhënë “sinjale” të qarta të normalizimit të plotë të raporteve personale-private mes tyre, për përfitime të dyanshme, si Thaçi dhe Mustafa. Për t’u bërë vetë KRYETAR i Kosovës, Mustafa, jashtë çdo dyshimi, do ta bëjë Kurtin KRYEMINISTËR. Kurti, ndërkaq, a do ta bëjë Mustafën KRYETAR, për t’u bërë vetë KRYEMINISTËR, pra, a do të veprojë si Thaçi në raport me Mustafën, mbetet të shihet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!