A është Ariana sërish shtatzënë? Kjo pamje flet shumë

15:06 | 09 Janar 2020

Ariana ngre dyshime për shtatzëninë e radhës.

Ariana dhe Ermali ndodhen për pushime në Maldive. Çifti simpatik po marrin mjaft vëmendje.
Në tetorin që lamë pas ata u bën prindër për herë të katërt, ani pse Ariana në një intervistë nuk e ka mohuar mundësinë për fëmijën e pestë, shkruan Kosovarja.

Tek sa ndodhet në pushime, imazhet atraktive nga ana e saj nuk kanë munguar. Por në njërën prej fotografive që postoi në rrjetin e saj instagram blogerja e njohur ngriti dilema për një shtatzëni të mundshme.

Mbase mund të jetë për arsye të mënyrës si ka pozuar ose edhe për shkak se ende nuk e ka rimarrë veten pas shtatëzënisë, mbetet që ditëve në vazhdim të zbulohet e vërteta.

Ndryshe, Ariana dhe Ermali me veten kanë marrë edhe Anën tre muajsh dhe vajzën tjetër, kurse dy fëmijët e tjerë i kanë lënë me gjyshërit.

Komento: