A është ftuar Edon Zhegrova te Kosova?

22:15 | 21 Maj 2021

Edon Zhegrova do të jetë për ndeshjet e qershorit me Kombëtaren e Kosovës.

IndeksOnline, mëson se Zhegrova ka pranuar që të jetë në grumbullim me ‘Dardanët’.

Kosova gjatë qershorit do t’i ketë dy ndeshje miqësore kundër San Marinos dhe Guineas, ku në mesin e futbollistëve që ka ftuar Challandes do të jetë edhe Zhegrova.

Përveç ekipit A, shansin në qershor do ta kenë edhe lojtarët e Supelrigës së Kosovës, që do t luajnë po ashtu dy takime.

Komento: