A është i garantuar buxheti për Ushtrinë, flet Haradinaj

17:52 | 08 Dhjetor 2018

Së shpejti do të bëhet edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë disa fjalë për çështjen e shumëpërfolur të themelimit të Ushtrisë së Republikës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Ushtria e ka buxhetin e garantuar.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Krijimi i ushtrisë kërkon edhe mbështetje financiare.

Duke i parë shqetësimet e shumta, dëshiroj të ju siguroj se të gjitha parametrat e parapara të zhvillimit të FSK-së, buxhetin e kanë të garantuar.

Besoj që po krijojmë ushtri të shekullit 21 me standarde të NATOS. Kosova është me fat qe e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA.

Komento: