A është i interesuar Ronaldo për rikthim te Unitedi

10:35 | 13 Nëntor 2020

Cristiano Ronaldo nuk është i interesuar për rikthim te Unitedi.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se nuk është i interesuar të transferohet te ish-klubi i tij, Manchester Unitedi.

Emri i yllit portugez ka qenë shumë i përfolur ditëve të fundit rreth një largimi nga Juventusi, pasi ai dhe klubi nuk po arrijnë synimet e vëna.

Ronaldo u lidh edhe me një rikthim në Old Trafford te Unitedi, por si duket ky rikthim në është në mendjen e tij.

Ai është plotësisht i përqendruar në përfundimin e kontratës së tij në Juventus dhe nuk ka asnjë interes për t’u kthyer te Unitedi.

Është mediumi spanjoll AS që ka raportuar se sulmuesi portugez nuk është i interesuar të kthehet në Old Trafford.

Njerëzit e Ronaldos thonë se preferenca e tij është të qojë deri në fund kontratën në Torino, e cila zgjat deri në vitin 2022, ndërsa në rast largimi transferimi më i mundshëm do të ishte te Paris Saint Germain.

Komento: