A është Leonora shtatzënë? Përgjigjet vetë këngëtarja

08:59 | 12 January 2019

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës shqiptare dhe e cila u bë tejet e njohur që nga paraqitja e saj e parë në skenë.

Këngët e saj u kënduan e u dëgjuan për vite në publikun shqiptar, e vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji të madhe edhe në ditët e sotme.

Ditë më parë u përfol se këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është shtatzënë, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga ajo.

Madje sot Leonora e ka mohuar se po pret një fëmijë. Në një fotografi të publikuar, Leonora ka replikuar me një fanse e cila e ka pyetur direkt se a është shtatzënë, shkruan rtv21.

E dashur nuk është diçka që mund të mbahet e fshehur! Po të siguroj që nuk jam shtatzënë Kurdo që të ndodhë normalisht pa hezitim do ta ndaja me te gjithe njerëzit ketë lajm, e jo atë të portaleve të pandërgjegjshme”, është përgjigjja e Leonorës.

Lenoroa gjithmonë ka qenë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, nuk e ka mohuar se është në lidhje megjithatë nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj çështje.

Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka qenë aktive as me projekte muzikore, kënga e fundit që e ka lansuar është “E pa prekur” e kënduar në edicionet festive të “Vitit 2018”.

Komento: