A është partia e Haradinajt e para në sondazhe!? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A është partia e Haradinajt e para në sondazhe!?

19:08 | 14 Gusht 2019

Para zgjedhjeve tashmë kanë filluar të bëhen sondazhe të ndryshme.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se kjo parti sipas sondazheve është më e përkrahura në vend.

Përmbysja e partive të mëdha sipas tij ka ndodhur për shkak të përkushtimit të Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit në qeverisje të vendit.

“Një masivizim i AAK-së po ndodh. Cila është mbështetja do të mësohet në ditën e votimin. Ne do ta pranojmë verdiktin e sovranit. Mbështetja, respekti për Kryeministrin Haradinaj është në nivele të larta – kurrë më të larta sesa tash, si lider – liderit më të përkrahur nga qytetarët. Askush nuk duhet të frikësohet nga fitorja e AAK. Në dy vitet e fundit është parë se për tema nacionale përkushtimi ka qenë 100%.”, ka thënë ai.
“Ka sondazhe të kompanive serioze, të cilat AAK-në e vënë të parën dhe Haradinajn liderin më të besueshëm”, ka thënë Ramadani.

“I vetmi Haradinaj ka qenë që ka pasur një pozicion, qoftë në Kosovë, qoftë në Bruksel për taksën. Njerëzit që e duan këtë shtet dhe që duan të funksionoj besoj se e kanë identifikuar sinqeritetin e kësaj pjese. Ka një varg të vendimeve të mëdha. Ligji për ushtrinë – nuk do të ketë më nevojë për themelim të ushtrisë së Kosovës. Kjo ka ndodh falë një përkushtimi të madh politik të Haradinajt”.

Përveç ushtrisë, Ramadani ka numëruar edhe sukseset tjera të Haradinajt si kryeministër.

“Ka ndodh qartësimi i një varg ligjesh, shembull Ligji për Prishtinën që 20 vjet ka qëndruar nëpër sirtarë. Na kujtohet rasti i Pallatit të Rinisë. ligji i pagave, kthimi i pronave të komunave, ose siguria energjetike”.

Ndërsa punët e pakryera, sipas tij do të kryhen në mandatin e ri.

“Ka pas hapësirë edhe për veprime të tjera që besoj se do të jetë periudha e ardhshme. Ky është vetëm fillimi i qeverisjes Haradinaj. Në periudhën e ardhshme nëse qytetari na beson do të punohet në forcim të shtetit dhe sundim të ligjit”.

Komento: