A është pezulluar Neymar nga skuadra, flet drejtori sportiv i PSG-së

21:14 | 15 Gusht 2019

Neymar po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Braziliani vazhdon të lidhet me një largim nga skuadra, por drejtori sportiv, Leonardo vazhdon të thotë se ai është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo i ka mohuar raportet se Neymar është pezulluar nga skuadra për shkak se ai dëshiron që të largohet.

“Janë lajme të rreme. Ai nuk është pezulluar nga grupi”, ka thënë shkurt Leonardo për RMZ. “Ai është duke e përcjell një program personal rehabilitimi.

Ai është lojtar i Paris Saint-Germain, ka edhe tri vite kontratë me Parisin, mos e harroni këtë”.

“Ne duhet ti analizojmë të gjithë, ne do të rregullojmë gjithçka para se ai të luaj përsëri”

Komento: