Zyra e kryeministrit thotë nuk e bleu byzylykun e arit.
Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përmes një reagimi për media ka sqaruar se byzylyku i arit me gur kundër mësyshit, për një çift të cilin Ramush Haradinaj e uroi për lindjen e djalit nuk është blerë nga Zyra e Kryeministrit.
Në reagim thuhet e i kryeministrit është vetëm urimi, derisa aty thuhet se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli.
“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin ‘Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali’, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin”, thuhet në reagim.
“Zyra e Kryeministrit sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli. Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit. Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur Kryeministrin”, thuhet më tej aty.