A i ka ‘acaruar’ taksa, raportet mes Kosovës dhe Amerikës!?

22:03 | 27 Shkurt 2019

Taksa ndaj Serbisë po vazhdon të mbetët temë shumë e përfolur.

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal”, ka thënë Arifi përmes Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal.

Besimi i popullit të Kosovës buron nga besimi në demokracinë dhe lirinë e SHBA dhe vlerat për të cilat ky shtet qëndron dhe lufton me shekuj. Tarifa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi SHBA

Komento: