A i njihni, kush janë këta këngëtarë të njohur?

19:54 | 23 March 2019

Për dekada me radhë, ata kanë argëtuar publikun anë e mbanë trojeve shqiptare me këngët e tyre, disa prej të cilave me ëndje dëgjohen edhe sot.

Edhe pse ka mbi dy dekada që janë në skenën muzikore, ata ende vazhdojnë të dëgjohen dhe të jenë të kërkuar në mbrëmje të shumta muzikore.

Fjala është për dyshen e njohur të estradës muzikore, Fevzije Konushevcin-Gilin dhe Shkumbin Kryeziun, shkruan rtv21.tv Si Gili, ashtu edhe Shkumbini me paraqitjet dhe zërin e veçantë kanë rrëmbyer zemrat e shumë fansave në mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë.

Përveç zërit, dyshja njihen edhe për dukjen elegante, të cilët në çdo paraqitje duken elegantë dhe të rregulluar deri në detajet e fundit. Ashtu siç i kushtojnë sot vëmendje dukjes, këngëtarët e mirënjohur edhe vite më parë kishin bërë të njëjtën gjë.

Kjo shihet nga një imazh i publikuar në internet, në të cilin dy këngëtarët e njohur duken shumë më të rinj në moshë, derisa nuk duken se kanë pësuar ndryshime drastike në pamje. Shkumbini ka vite që është i martuar me këngëtaren e njohur, Mimoza Mustafa, me të cilën kanë një djalë, Bojkenin, derisa edhe dy djemë ka nga martesa tjetër me Vlora Dumoshin, Rrapin dhe Rronin.

Ndërsa, sa i përket karrierës muzikore, projekti i fundit i Shkumbin Kryeziut është “Hanem” që e ka publikuar për festat e fundvitit. Ndërsa, Fevzije Konushevci-Gili është e martuar prej vitesh me kompozitorin e njohur, Ilir Beranin, me të cilin ka dy djemë, Robertin dhe Redonin.

Ndërkaq, sa i përket karrierës muzikore, “Susta” është projekti i fundit i këngëtares, të cilin e ka sjellur në muajin shkurt, së bashku me Burakun dhe grupin Fama

Komento: