Thaçi thitë se taksa nuk e prish miqësinë me Ramush Haradinajn e Kadri Veselin
Presidenti Hashim Thaçi i pyetur nga analisti Ilir Mirena për raporteve të tij me kryeministrin Ramush Haradinaj rreth taksës ka thënë se kjo gjë nuk i prish raportet mes tyre.
‘’Të dy i kam miq, edhe Ramush Haradinajn edhe Kadri Veselin. Vetë e kanë propozu, vetë e kanë bë. Se si do ta menaxhojnë, e dinë ata vetë. Por dicka e tillë nuk e prish as bashkëpunimin e as miqësinë me asnjë lider në Kosovë. Mallërat serbe vijnë përmes Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë. I kemi. Nuk është as favor e as disfavor’’, ka thënë Thaçi.
Kujtojmë që Haradinaj po e mban fort vendimin për taksën 100%. Në anën tjetër Thaçi ka kërkuar heqjen e saj për t’i lënë rrugë vazhdimit të dialogut. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar pezullimimin e taksës për 120 ditë.