A i prishi marrëdhëniet me Haradinajn e Veselin për shkak të taksës, flet me në fund Thaçi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A i prishi marrëdhëniet me Haradinajn e Veselin për shkak të taksës, flet me në fund Thaçi

22:24 | 14 Mars 2019

Thaçi thitë se taksa nuk e prish miqësinë me Ramush Haradinajn e Kadri Veselin

Presidenti Hashim Thaçi i pyetur nga analisti Ilir Mirena për raporteve të tij me kryeministrin Ramush Haradinaj rreth taksës ka thënë se kjo gjë nuk i prish raportet mes tyre.

‘’Të dy i kam miq, edhe Ramush Haradinajn edhe Kadri Veselin. Vetë e kanë propozu, vetë e kanë bë. Se si do ta menaxhojnë, e dinë ata vetë. Por dicka e tillë nuk e prish as bashkëpunimin e as miqësinë me asnjë lider në Kosovë. Mallërat serbe vijnë përmes Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë. I kemi. Nuk është as favor e as disfavor’’, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë që Haradinaj po e mban fort vendimin për taksën 100%. Në anën tjetër Thaçi ka kërkuar heqjen e saj për t’i lënë rrugë vazhdimit të dialogut. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar pezullimimin e taksës për 120 ditë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!