Modelja Jessica Kadiu për herë të parë pranoi lidhjen me Robert Berishën.
Mbajtja e fshehtë e lidhjes, ishte arsyeja pse ata u ndanë, përcjellë ORAinfo.
Por, modelja ka dashur ta bëjë edhe një sqarim tjetër shumë të rëndësishëm.
Kadiu ka thënë se nuk ka qenë ajo arsyeja e prishjes së martesës së Norës dhe Robertit.
Lidhja e tyre kishte filluar pasi ҫifti i njohur i kishin dhënë fund martesës, përcjellë ORAinfo.
“Dua të sqaroj edhe diҫka, unë nuk kam shkatërruar martesën, as familjen e tyre, lidhja jonë ka filluar pasi ata ishin ndarë”- ka shkruar modelja.
Ajo gjithashtu ka kërkuar që para se të gjykohet nga të tjerët, të mendojnë mirë, sepse ata nuk mund ta kuptojnë një situatë të tillë./ORAinfo/