A ishte Glauk Konjufca në SHIK, përgjigjet ai vet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A ishte Glauk Konjufca në SHIK, përgjigjet ai vet

22:45 | 06 Shkurt 2019

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth akuzave të Molliqajt se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Por Konjufca e ka mohuar një gjë të tillë në “BlicIntervieë” duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e këtij Shërbimi.

“Nuk kam pasë të bëjë me SHIK-un dhe nuk kam qenë në SHIK. Kur më tha [Dardan Molliqaj] që kam lidhje me SHIK-un ja nisa edhe vet të dyshojë në vetveten sepse thashë kam qenë edhe SHIK kushedi. Prej se ja ka nisur të rri me SHIK-un [Dardan Molliqaj] e kanë informuar gabimisht”.

Glauk Konjufca ka thënë se Dardan Molliqaj është një mashtrues ordiner.

Ai ka deklaruar po ashtu se do ta padiste Molliqajn sikur këtë deklaratë ta bënte jashtë Kuvendit të Kosovës.

“Unë mendoj që Dardani e ka humbur rrugën në oborr sepse prej një djali që në Vetëvendosje ishte shpresë, kishte krijuar imazh të shpresës për rininë që mund të kyçej në Vetëvendosje dhe dalëngadalë të ngritej dhe të krijonte figurë të një djali që ngritet politikisht dhe është i aftë edhe të debatojë dhe ta konsolidojë figurën e një politikani të ardhshëm”.

“Pas mashtrimeve që bëri në Vetëvendosje mund të them që i ka rënë ylli prej ballit te gishtat e këmbëve përmes shpifjeve dhe insinuatave të tilla mundohet që të shkaktojë efekte mediatike dhe llogaritë në një gazetari të klikimeve”.
“Unë do t’ia kisha treguar qejfin sikur ta thoshte këtë jashtë Kuvendit të Kosovës. Do të shiheshim në gjyq me të por ka shfrytëzuar ombrellën e Kuvendit si amnisti për të gjitha shpifjet që bën”.

“Nuk kam çfarë të shtojë përpos që është mashtrues ordiner”.

Komento: