A ishte në dijeni AKR-ja për dorëheqjen e Pacollit

23:50 | 06 Maj 2019

AKR deklarohet pas dorëheqjes së Pacollit.

Sekretari Organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia, por në AKR thonë se nuk dinë asgjë për dorëheqjen e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë për Telegrafin se nuk kanë qenë të informuar për largimin e Rrahim Pacollit nga partia.

“Në media e kuptova që është larguar. Nuk kemi qenë të informuar. Arsyet e dorëheqjes nuk i dimë”, tha shkurtimisht Makolli.

Rrahim Pacolli përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Ai në shkrimin e bërë ka thënë se vendimin e ka marrë për arsye personale.

Komento: