Sot ka ndodhur një skenë e pakëndshme nga zyrtarët e LDK-së në Mitrovicë.
Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se Avdullah Hoti nuk ka qenë prezent gjatë përleshjes që ndodhi mes zyrtarëve të kësaj dege.
Ai tha se Hoti është larguar pas është kryer monitorimi i Kuvendit.
”Avdullah Hoti ka qenë në monitorim të Kuvendit deri në momentin kur është konstatuar se Kuvendi nuk ka kushte për punë, ndërsa përplasja ka ndodhur pas daljes së tij”, tha Kamberi për klankosova.tv.
Ndërkaq, Hoti ka mohuar se ka qenë prezent në përleshjen që ndodhi mes anëtarëve të partisë së tij në Mitrovicë.
”Sqarim: une nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”.