A ishte shtatzëni e planifikuar dhe si e mësoi që do të bëhet baba- Bardhi rrëfen të gjitha

22:02 | 12 October 2024

Siç e dimë këngëtari, Bardhi është në lidhje me Sara Gjordenin dhe janë në pritje të vajzës së tyre të parë.

Lidhur me këtë, Bardhi ka treguar emocionet e papërshkrueshme të momentit që mësoi se do të bëhej baba.

“Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën…”,- tregon këngëtari për çastin kur mësoi se do të bëhej baba.

Për pyetjen nëse ishte shtatzëni spontane apo e qëllimshme, Bardhi tha: E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në BB e kam thënë, edhe jashtë e kam thënë “je nëna e fëmijëve të mi”. Kisha qejf ta kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi…

Pas lajmit, Bardhi i shkroi një tekst vajzës së tij, të cilin fillimisht e krijoi për vete, për të nxjerrë mllefin, por pastaj e bëri këngë që ta ndante me të gjithë ata që, mbase si ai, në një moment të vështirë, kanë nevojë të ndiejnë se nuk janë vetëm…

Komento: