Sa janë të saktë kosovarët me pagesat e kësteve të kredive, BQK’ja del me raport.
Kosovarët kanë filluar që të vonohen me pagesat e kësteve të kredisë pas pandemisë Covid-19, raporton Express.
Kështu thuhet nb raportin “Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare në Kosovë”, të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, në muajin mars.
“Vitet pas pandemisë COVID-19 shënojnë shkallën më të lartë të pagesave me vonesë, prej 3.4 për qind në 2020 dhe 4.0 për qind në 2021. Pjesëmarrja e pagesave me vonesë sipas kohës së vonesës (klasifikimet kreditore sipas ditëve në vonesë) tregon që vonesat për periudha më të shkurtra kishin trend më të qëndrueshmen me oscilime të vogla ndër vite”, thuhet në raportin e BQK-së
Ndërsa vonesat më afatgjata, sipas BQK-së përkatësisht mbi 90 ditë, kishin trend stabil deri në vitin 2018, kur edhe filluan rritjen e pjesëmarrjes.