A jeni gati, ja çfarë temperatura na presin sot e nesër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

A jeni gati, ja çfarë temperatura na presin sot e nesër

12:51 | 01 Janar 2019

Temperatura të ulëta dhe me reshje borë do të përshkruhet dita e parë e vitit 2019.

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po ifluencon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot relativisht të qëndrueshëm.

E Martë 01 Janar 2019

Dita e Martë dt 01 Janar 2019 moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -2/3°C

Zonat e ulëta 0/13°C

Zonat bregdetare 5/13°C

E Mërkurë 02 Janar 2019

Dita e Mërkurë dt 02 Janar 2019 masa ajri të ftotha arktike do të afroehn nëvendin tonë, moti do të jetë me vranësira rreshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -4/2°C

Zonat e ulëta 1/11°C

Zonat bregdetare 4/11°C

Komento: