A jeni gati, ja çfarë temperaturash na presin deri të premten

08:05 | 18 December 2018

Me temperature të ulëta dhe me reshje bore do të përshkruhet kjo javë.

Në fillim të javës mot i ftohtë, me ngrica dhe kohë pas kohe me reshje bore. Masat e ftohta ajrore që kanë filluar të shtrihen mbi rajon do të mbeten edhe ditëve të para të javës, ndërkohë që nga Atlantiku një tjetër vorbull ciklonike do të depërtojë në jug të rajonit, ku mbi vendin tonë do të sjellin kushte për të reshura bore.

Nën kushtet kur parashikohen mundësi për mjegull dhe mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në të pashëndetshme. Situatë më e mirë parashihet ditën e martë, kur priten erëra dhe të reshura, që mund të zbresin përkohësisht në vlera të mira.

18.12 – Mot i ftohtë, i vranët dhe me erë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta të borës.

19.12 – Në mëngjes, kryesisht vranët, me ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët dhe me intervale me diell.

20.12 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në mbrëmje priten reshje shiu dhe bore.

21.12 – Në mëngjes kryesisht vranët, me shi dhe borë, vende-vende edhe shi i akullt. Gjatë ditës pjesërisht vranët. Në mbrëmje reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 5C, e ato maksimale nga -1C deri në +2C. Ditën e premte pritet që vlerat e temperaturave të shënojnë rritje, minimalet në +2C e maksimalet deri në +5C.

Sipas Prishtina Ëeather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-11m/s. Shtypja atmosferike, do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Komento: