A jeni gati, ja kur fillon Ramazani

16:58 | 08 April 2019

Muaji i shenjtë i Ramazanit është afruar.

Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit këtë vit do të fillojë ditën e hënë, më 06 maj, ashtu siç shkruhet në kalendarin mysliman.

Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 29 ditë, ndërsa prej sot kanë mbetur edhe 27 ditë nga fillimi i muajit të Ramazanit.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame, shkruan rtv21.

Përveç ngrënies dhe prijës, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Muaji i Ramazanit sivjet do të fillojë më 06 maj (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 03 qershor (e hënë).

Ndryshe, sipas statistikave të vitit 2015 në botë janë 1.8 miliardë myslimanë në botë.

Komento: