Gjermania vazhdon të kërkojë punëtorë të rinj.
Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani ishin të lira 1.38 milion vende pune, pothuajse 200.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Agjencia Federale e Punësimit, duke shtuar se kërkesa më e madhe është për punëtorë të kualifikuar me arsimin e mesëm.
“Tregu i punës është ende i ndjeshëm ndaj rreziqeve që vijnë nga indikacione se rritja shtetërore mund të ulet. Numri i vendeve të lira të punës ra në fillim të vitit, por kjo lidhet me tendencat sezonale. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje të kërkesës për punëtorë”, tha Alexander Kubis nga Instituti i Kërkimeve të tregut të punës, i cila bashkëpunon me Agjencinë për punësim.
Kërkesa më e madhe është në sektorin e shërbimeve, e ndjekur nga ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, kërkesa për punëtorët pa kualifikim u rrit.