A jeni gati me punu në Gjermani, ja sa punëtorë po i kërkon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

A jeni gati me punu në Gjermani, ja sa punëtorë po i kërkon

18:50 | 14 Maj 2019

Gjermania vazhdon të kërkojë punëtorë të rinj.

Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani ishin të lira 1.38 milion vende pune, pothuajse 200.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Agjencia Federale e Punësimit, duke shtuar se kërkesa më e madhe është për punëtorë të kualifikuar me arsimin e mesëm.

“Tregu i punës është ende i ndjeshëm ndaj rreziqeve që vijnë nga indikacione se rritja shtetërore mund të ulet. Numri i vendeve të lira të punës ra në fillim të vitit, por kjo lidhet me tendencat sezonale. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje të kërkesës për punëtorë”, tha Alexander Kubis nga Instituti i Kërkimeve të tregut të punës, i cila bashkëpunon me Agjencinë për punësim.

Kërkesa më e madhe është në sektorin e shërbimeve, e ndjekur nga ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, kërkesa për punëtorët pa kualifikim u rrit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!