Sot na presin disa ndeshje shumë interesante në Serie A.
Përpara se kampionati italian të nisë pushimet dimërore, të gjithë skuadrat kanë të programuar në kalendar edhe dy ndeshje të fundit për të luajtur, veçanërisht njëra prej tyre, do të tërheqë dhe vëmendjen më të madhe.
Është pikërisht sfida mes Interit dhe Napolit, që do të nisë në orën 20:30.Zikaltrit, sa u përket sfidave të zhvilluara në “Giuseppe Meazza”, regjistron një bilanc tejet pozitiv me plot 6 fitore radhazi.
Për herë të fundit kjo skuadër një statistikë të tillë e ka patur në shkurt të 2017-ës dhe sigurisht përballë Napolit dëshira është që ky “trend” pozitiv të ruhet.
Sidoqoftë ekipi i Spallettit ndoshta mund të vijë në këtë përballje dhe disi i rënë moralisht, pasi ai barazim ndaj Chievos së vendit të fundit, që erdhi pak sekonda përpara vërshëllimës përfundimtare, mund t’i ketë lënë një shije tejet të hidhur.Gjithashtu, shqetësues për Interin është edhe fakti që skaudra në javët e fundit ka shfaqur luhatje të shumta në rezultat.
E vetmja gjë që ndoshta u jep besim zikaltërve edhe fakti që në këto 6 fitore të arritura në sfidat e zhvilluara në shtëpi, në 5 prej tyre nuk ka pësuar gol.
Në kampin tjetër, Napoli, sa i përket dueleve në transfertë, duket se qëndron i qetë. Skuadra e Ancelottit në 5 sfidat të fundit ka vetëm 1 barazim dhe 4 suksese radhazi, i fundit ishte ai ndaj SPAL-it në shifrat 1-0.
Gjithsesi, Napoli dukshëm është në një formë më të mirë se rivali i tyre, teksa dëshira është të marrë suksesin e radhës në këtë transfertë.Në pesë përballjet e fundit mes Interit dhe Napolit janë arritur dy barazime pa gola, dy fitore të Napolit dhe një për Interin.SS